Banorët e Fushë-Mamurrasit: Na ‘grinë’ hajdutët

Ditët e fundit disa banorë në fshatin Fushë Mamurras të Kurbinit po bëhen pre e vjedhjeve të banesave dhe bagëtive. Hajdutët po mësyjnë nëpër banesa dhe stallat e bagëtive duke vjedhur ç’të mundin, ndërsa një pjesë e banorëve qëndrojnë zgjuar gjatë natës.

Sipas banorëve është një grup të rinjsh, të cilët pasi studiojnë mirë terrenin gjatë ditës, dhe natën nisin ” aksionin” e vjedhjeve.

Vetëm gjatë një natë janë vjedhur plot katër banesa, bagëti dhe shpendë, ndërsa për këtë situatë problematike është lajmëruar dhe policia e Kurbinit, por ende nuk ka ndonjë informacion për kapjen e këtij grupi hajdutësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rastet e shfaqura të vjedhjeve pas lajmërimit të policisë, këta të fundit nuk kanë mundur të zbulojnë autorët, madje nuk e konsiderojnë si raste kriminale, ndonëse hajdutët kanë lënë dhe gjurmë gjatë vjedhjeve. Me dhjetëra telefonata gjatë natës dërgohen në adresën e komisariatit të Kurbinit, por veprimet e tyre nuk janë efektive, ndërsa problematika e kërcënimit të hajdutëve të natës ende vijon për banorët e fshatit Fushë Mamurras.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ahmet Zani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?