Banorët e Hotolishtit sërish në protestë, bllokojnë aksin kombëtar
Banorët e zonës së Hotolishtit në Librazhd kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, për të kundërshtuar projektin e rrugës së re që ndan fshatin mes për mes.
Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë shpronësime me çmimet e tregut dhe ndërtimin e tunelit në mënyrë që fshati të mos preket nga projekti i Korridorit VIII.
Banorët propozojnë ndërtimin e një tuneli, i cili do të shmangte dëmtimin e pjesës historike të fshatit dhe mjedisit përreth, duke lejuar që rruga të ndërtohet pa ndikuar në komunitet.
“Do shkojmë deri në fund, do vijmë t’ju japim përgjigje thonë, asgjë në dritë. Punimet vazhdojnë. Ne çfarë do të presim më? Duhet të ngrihemi. Në cilin shtet të botës bëhet një projekt për rrugën dhe nuk shihet një fshat i tërë”, shprehet një banor i zonës.
Me pandakrta në duar ku shkruhej “Hotolishti nuk është dekor për fushatë”, “Harrimi juaj, varri ynë”, ata u ulën në mes të rrugës, ndërsa të pranishme ishin edhe forca policie.


KOHA JONË SONDAZH

