Banorët e Kurdarisë vijojnë protestat kundër ndërtimit të HEC-it: Do të rezistojmë deri në vd*kje
Banorët e fshatit Kurdari në Bashkinë e Klosit vijojnë të kundërshtojnë ndërtimin e një hidrocentrali të vogël në “Përroin e Lusës”. Këtë të premte banorët kanë përzënë përzënë drejtuesin e mjetit bashkë me fadromën. Rezistenca e banorëve të Kurdarisë vijon prej më shumë se 8 muajsh duke mos lënë firmën të punojë. Banorët shprehen se futja e ujit në tubacione do të thotë vdekje e jetës në fshat, ndaj janë të vendosur për të mos e lejuar zhvillimin e këtij projekti.
“Kjo firmë do të mbajë përgjegjësi për çdo gjë. Firma nuk ka asnjë lloj dokumentacioni, kjo është shtëpia e Kurdarisë. Do të rezistojmë deri në vdekje”, tha një banor i revoltuar. “Kemi tetë muaj që protestojmë në mënyrë paqësore pa dhunë pa kulturë”, tha një tjetër. “Sot kemi përzënë punonjësin së bashku me fadromën. Kjo nuk është firmë është një grabitqar, i bëjmë thirrje të na lënë të qetë në shtëpinë tonë. Çështjen e kemi çuar në gjykatë. Kurdaria është hambar i qytetit të Burrelit”, tha një banor tjetër.
Protestat e vazhdueshme të banorëve të Kurdarisë janë zhvilluar duke mos lejuar kompaninë të shkojë në kantier. Sipas tyre, ndërtimi i hidrocentralit rrezikon burimet ujore që përdoren për vaditje dhe furnizim me ujë, duke vënë në rrezik tokat bujqësore, pemtarinë dhe blegtorinë, të cilat janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet e zonës.
KOHA JONË SONDAZH

