Banorët e Maliqit: Uji na vjen gjithë krimba, e kullojmë me napa

Banorët e fshatit Orman në bashkinë e Maliqit vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm në këto ditë të nxehta vere.

Mungesa e ujit ka qenë gjithnjë problematike në këtë fshat, por si duket situata është përkeqësuar akoma më shumë kohëve të fundit.

Banorët ankohen jo vetëm nga mungesa e ujit, por thonë gjithashtu se edhe ata pak ujë që vjen është i ndotur me krimba.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjendur në këtë situatë, disa përpiqen ta nxjerrin ujin vetë me puse ndërsa të tjerë mbushin tek boti me ujë që vjen një herë në ditë në fshat.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ky bot, sipas tyre, nuk është i mjaftueshëm, pasi nuk del për të gjithë dhe banorët përfundojnë duke u zënë në radhë.

Ata thonë gjithashtu se mundohen ta kullojnë ujin me napa, por gjithsesi janë përpjekje të kota.

Të pyetur nëse dikush është interesuar për t’i dhënë zgjidhje problemit të tyre, banorët thonë se boti është ‘zgjidhja’ e vetme që shteti i ka siguruar.

Në këtë situatë alarmante, banorëve u ka mbetur të sajohen vetë, me ujin e puseve, botit apo edhe me vajtjen nëpër fshatrat përreth.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?