BANORËT E MARINZËS ÇOJNË BAGËTITË TE ZYRAT E BANKERS-IT

 

Banorët e Marinzës, që kanë ditë që po vuajnë pasojat e shpërthimeve të puseve të naftës në fshatin e tyre, kanë protestuar sot me një formë të veçantë. Ata kanë marrë bagëtitë e tyre, duke i çuar para derës kryesore të kompanisë ‘’Bankers’’, e cila ishte duke punuar në pusin ku ndodhi shpërthimi.

 

“Produktet tona janë të ndotura nga helmet, qumështin nuk na e blen më njeri’’, kanë thënë banorët, duke kërkuar edhe dëmshpërblim për pasojat e shpërthimit te kompania.

Edhe më parë banorët kanë protestuar për mosblerjen e qumështit nga kompanitë e përpunimit të bulmetit. Ata kanë kërkuar njëkohësisht edhe dëmshpërblim e ndërhyrje në shtëpitë e tyre për stabilizimin e situatës.

SHKARKO APP