Banorët e Marinzes petición Bankers-it: Duam dëmshpërblim 100%

 

Banorët e Marinzes i kanë drejtuar një peticion firmës Bankers Petroleum. Peticioni është nënshkruar nga 750 banorë të Marinzës dhe përmban disa kërkesa. Kështu banorët kanë kërkuar dëmshpërblim 100% nga Bankers.

Po kështu në peticionin e firmosur nga banorët kërkohet që të gjitha tokat në rrezik të merren përsipër nga Bankers Petroleum.

“Duam dëmshpërblim 100% nga Bankers. Tokat në rrezik të merren përsipër nga Bankers Petroleum. Duam shërbim shëndetësor falas për të gjithë banorët. Të urbanizohet fshati me projekte. Të punësohen të gjithë djemtë e fshatit. Të verifikohen dëmet e shkaktuara nga shpërthimet. Të ndalohen shpërthimet nëntokësore”, kanë deklaruar banorët.

Ata thanë se nëse këto kërkesa nuk plotësohen do të kërkojnë shpërngulje nga fshati.

Më 1 prill dy puse shpërthyen në zonën naftëmbajtëse të Marinzës, duke sjellë rrjedhje gazi dhe ndotje si të tokës ashtu edhe të ajrit. Shumë familje u evakuuan, ndërsa dhjetëra njerëz patën probleme shëndetësore për shkak të gazit.

SHKARKO APP