Banorët e Poliçanit kundër bashkimit me Beratin, thirrje Ramës: Vëri gishtin kokës

Banorët e Poliçanit kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë Poliçan me Bashkinë e Beratit, gjatë dëgjesës publike të zhvilluar në kuadër të konsultimeve për reformën e re administrative-territoriale. Qytetarët e pranishëm e konsiderojnë këtë ndryshim një kërcënim për të ardhmen e qytetit, duke ngritur shqetësime për largimin e shërbimeve publike, përkeqësimin e arsimit dhe rrezikun e braktisjes së mëtejshme të zonës.

Një prej qytetareve e cilësoi reformën si “shfarosëse dhe denigruese”, duke iu referuar pasojave që solli reforma e mëparshme administrative në zonat rurale. Ajo kërkoi nga kryeministri të reflektojë dhe të marrë në konsideratë kundërshtimin e banorëve. “Ne nuk jemi marioneta, por do të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. I them jo kësaj reforme denigruese”, u shpreh ajo.

Edhe një prind dhe trajner i të rinjve në Poliçan kërkoi që e ardhmja administrative e qytetit të vendoset nga vetë qytetarët përmes referendumit. “Unë nuk largohem nga vatani im, fëmijët e mi do t’i rris këtu. Politika duhet të na pyesë ne; të bëhet referendum dhe ta vendosim me votën tonë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Banorët deklaruan se do ta vijojnë kundërshtimin përmes mjeteve ligjore dhe institucionale, duke këmbëngulur që Poliçani të ruajë statusin e tij si bashki dhe që çdo vendim për të ardhmen e zonës të merret duke marrë parasysh vullnetin e komunitetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?