Banorët e mbetur kanë hequr dorë nga bujqësia për shkak të mungesës së ujit për vaditje.

“Fshati ynë mbante edhe dy të tjerë si puna e këtij fshatit, tani s’mban asgjë,” thotë një banor.

Vite më pare, sipas banorëve ishte një ndër zonat me rendiment më të lartë në sektorin e bujqësisë, por sot nuk punohet më shumë se 10 % e tokës bujqësore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për 450 hektarë tokë që ka Proseku ka ngelur për 400 mijë dollarë që të bëhet një investim,” thotë ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sistemi i vaditjes ka dalë jashtë funksioni prej gati 25 vitesh e bashkia Mirditë sipas banorëve nuk ka investuar kurrë.

“Ka 20 a 30 vjet që s’ka sjellë askush ujë, s’mbjell askush. Po pati ujë mbjellin të gjithë,” thotë një tjetër.

E njëjta situatë paraqitet në pjesën më të madhe të fshatrave të Mirditës, ku për shkak të terrenit tokat bujqësore janë të pakta.