Banorët e Unazës: Më mirë të vdekur, pa shtëpi nuk rrihet
Banorët e Unazës së Re kanë denoncuar dhunën që sipas tyre policia ka ushtruar ndaj tyre.
Një prej të lënduarve tha se policia ka hedhur shumë gaz lotsjellës, ndërsa theksoi se më mirë të vdesë sesa të rrijë pa shtëpi.
“Shumë gaz kanë hedhur. Të gjitha problemet i kisha nga gazi Po pati protestës do të shkoj, i lashë fëmijët jashtë. Më mirë vdekur, ose pa shtëpi nuk rrihet“, tha banori.
“Që të luftojë për banorët e Unazës në atë farë feje kur ne kemi kërkuar dialog, nuk duam gjë tjetër por vetëm drejtësi. Ky është një shtet hajdutësh. Kemi arritur në duart e një diktatori. Unë kam qenë e internuar. Boll nga ky sistem. Nuk e pranoj, atje të vdes. Nuk është më i mirë djali i Edi Ramës sesa mbesat e mia. Ne kërkojmë drejtësi. Këtij shteti i kam paguar taksa për 30 vjet”, tha Lindita Protoduari.