Banorët: Lumi Mat ka dalë nga shtrati, përmbytje në fshatin Skuraj (Video)
Ndonëse flitet për një situatë nën kontroll, banorët në Kurbin flasin për daljen e lumit Mat nga shtrati dhe përmbytje.
Një banor ka shkruar në “BalkanWeb” duke sjellë dhe pamje nga dalja nga shtrati e lumit Mat. Ata thonë se nuk është marrë asnjë masë.
“Në fshatin Skuraj të Kurbinit lumi Mat ka dal nga shtrati dhe ka bërë përmbytje. Qeveria dhe bashkia e Kurbinit nuk merr asnjë lloj mase. Fshati Skuraj është lënë në harresë nga 30 vite. Me ura të shembura, pa rrugë dhe toka të përmbytura”, thotë një banor.


