Banorët nuk tërhiqen në aksin Thumanë-Kashar, nesër do të jetë protesta e radhës

Banorët e Krujës, Fush-Krujës, Niklës, Thumanës dhe zonave që ndjehen të izoluara si pasojë e mungesës së nyjeve lidhëse në aksin Thumanë-Kashar, do të protestojnë sërish pasditen e së premtes, ora 18:00.

Janë plot 85 mijë banorë që ndjehen të izoluar për shkak se aksi i ri rrugor, pavarësisht projektit fillestar, nuk ka asnjë nyje lidhëse, duke mos i dhënë asnjë mundësi qytetarëve dhe bizneseve që të kenë akses. E vetmja dalje apo nyje lidhëse është 23 km, ndërkohë që i gjithë aksi rrugor është 21 km.

Banorët akuzojnë Belinda Ballukun, ARRSH dhe firmën që zbatoi projektin lidhur me izolimin, ndërsa përgjigjia e vetme që kanë marrë ka qenë përballja me forcën policore, e cila sa herë ka protestë ndërhyn për hapjen e aksit rrugor, duke larguar forcërisht qytetarët që bllokojnë rrugën.

Së fundmi qytetarët kanë protestuar edhe para Kuvendit, kanë kërkuar sqarime nga Balluku, por ajo ka zgjedhur ti injorojë, të mos përballet dhe të mos japë asnjë zgjidhje.

SHKARKO APP