Banorët përplasen me policinë në Kuçovë: Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët
“Më merrni ja ku jam, më vrisni. Jam e vrarë se dua të ushqej fëmijët.”
Kjo është thirrja që dëgjohet në përplasjen mes policisë dhe banorëve të Lumasit gjatë protestës ditën e sotme, 7 qershor.
“Kërkojmë të drejtën tonë që ushqehemi me këtë pasuri. Ai burim është nga Perëndia, e ka nxjerrë në sipërfaqe dhe jo ta fusim në dhe ta fshehim. Iku koha e Enver Hoxhës, iku zotërinj. I bëj thirrje policisë që është zonë e mbrojtur e kategorisë së drejtë. Unë jam socialist prej 30 vjetësh dhe këtë pasuri nuk ma kanë marrë, e dinë që të gjithë.”
Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për kundërshtimin e projektit të Bashkisë për ndërtimin e një ujësjellësi.