Banorët e prekur nga tërmeti lihen në harresë nga qeveria (VIDEO)
Kur ka kaluar më shumë se një muaj nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit, qeveria “Rama” ende nuk ka zgjidhur problemet e banorëve të pastrehë.
Në videon e mëposhtëme, qytetarët në zonat më të prekura nga tërmeti tregojnë se janë lënë në mëshirë të fatit në kulmin e këtij dimri të akullt.
Një pjesë e tyre ndodhen ende në çadra dhe po detyrohen t’a kalojnë dimrin në temperatura ekstreme, që këto janë kanë arritur edhe në minus 10 gradë.
Pas tmerrit të tërmetit, tashmë ata ndodhen nën kërcënimin e motit të keq dhe jetesës në kushte të mjerueshme me plastmas dhe çadra.
Ndërkohë një pjesë banorëve janë strehuar në hotele në zonën e Golemit. Por edhe kjo zgjidhje është momentale. Një vendim i institucioneve në ditët e para të janarit urdhëronte banorët që të linin hotelet dhe të kërkonin shtëpi me qera.
Teksa çdo ditë flitet për përballim me sukses të situatës së tërmetit dhe për miliona euro ndihma e donacione për qytetarët, pamjet e atyre që flenë në çadra si në mesjetë tregojnë më shumë se çdo propagandë qeveritare.