Banorët u tmerruan nga ulërimat, vdes punëtori që ra nga skela e pallatit. Arrestohet inxhinieri

Një punëtor u rrèzua nga skela e një pallati në ndërtim në zonën e Yzberishtit dhe ulèrimat e tij i tmèrruan të gjithë banorët e lagjes. Punëtori, i identifikuar si A.K., 35 vjec nuk i ka mbijetuar plagëve dhe është shpallur i vdèkur. Ndërkohë pòlicia ka árrestuar inxhinierin dhe ka proceduar penalisht administratorin e firmës.

Njoftimi i pòlicisë: Arrèstohet në flagrancë inxhinieri i një firme ndërtimi dhe procedohet penalisht administratori i firmës nënkontraktore, pasi shkelën rregullat e mbrojtjes në punë.

Nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë arrèstimi në flagrancë, për veprën pènale “Shkèlja e rregullave të mbrojtjes në punë”, i shtetasit R. P., inxhinieri i firmës ndërtuese (personi përgjegjës për sigurinë e punëtorëve në punë), pasi ditën e djeshme, në rrugën “3 Dëshmorët”, në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia punëtori shtetasi A. K., 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spítal. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi E. K., administratori i firmës nënkontraktore.

Nga specialistët për Hetimin e Krímit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrèstimi në flagrancë, për veprën pènale “Plágosja e rèndë me dashje”, i shtetasit E. H., 38 vjeç, pasi në rrugën “Hysni Xhura”, ka gòditur me grushte në fytyrë shtetasin S. D., për motive të dobëta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP