Banori tregon tmerrin: U dogj gjithçka, po të mos kishte ardhur Policia dhe Ushtria nuk do të isha larguar

Gramshi është në luftë me egër me zjarret. Një banor asfiksuar nga zjarri, teksa ndodhet i shtruar në shtratin e spitalit të qytetit shprehet se situata në fshat është e vështirë pasi është djegur gjithçka, shtëpi dhe bagëti.

Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por mund të kishte qenë fatal vendimi i tij për të mos u larguar, derisa erdhi Ushtria dhe Policia, duke e larguar me forcë. Ai shprehet se nuk donte të largohej, pasi kishte banesën dhe gjënë e gjallë dhe ishte vetëm.

”Isha vetëm, gruaja dhe djali në spital. Nuk doja të ikja, kisha shtëpinë dhe bagëtitë. Situata është e vështirë, është djegur çdo gjë, bagëti dhe shtëpi në fshatin Skënderbegas. Ca fshatra të tjerë janë djegur fare. Si ka mundësi të digjet Shqipëria për dy minuta. Ne shikonim zjarret nga malet, ai na erdhi te shtëpia. Kisha nja 10 kuintalë ujë te shtëpia dhe markusë dhe ndërhyra për ta shuar. Ata uruar qofshin që na shpëtuan, ushtria dhe policia, se unë nuk ikja po të mos ishin ata”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?