Barack Obama mbështet publikisht shqiptaren Suzana Shkreli për Kongresin Amerikan
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka publikuar një deklaratë ku jep mbështetjen e tij për 30 kandidatë të Partisë Demokratike që kërkojnë të hyjnë në Kongresin Amerikan. Mes tyre është edhe Suzana Shkreli, shqiptarja që jeton në Michigan.
Duke e konsideruar si “të zgjuar dhe të fortë”, Obama shkruan për Shkrelin: “Në Kongres, Shkreli do të jetë liderja për të cilën ne kemi nevojë për krijimin e një shteti të drejtë, të sigurtë dhe të fuqishëm për familjet punëtore”.
Presidenti Obama ka kërkuar nga votuesit në Michigan që të votojnë për 29 vjeçaren Suzana Shkrelin, e cila nëse zgjidhet në Kongres, do të hyjë në histori si anëtarja më e re e tij.
KOHA JONË SONDAZH

