Bardhi e pyeti çfarë i kujton 25 shkurti i vitit 2000, Ismailaj: Një ditë normale pune si mësues

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka reaguar sërish ndaj akuzës së bërë nga PD, se ai ka qenë i dënuar në Greqi.

Duke mohuar vërtetësinë e kësaj akuze, ai thotë se gjatë kohës që ka punuar si emigrant ekonomik në shtetin helen nuk është ndaluar apo arrestuar asnjëherë nga policia greke.

Ndërsa pyetjes së Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhit,  së çfarë i kujton data 25  shkurt e vitit 2000, ai përgjigjet se i kujton një ditë normale pune si mësues në shkollën 8 vjeçare “I.Shehu” në Corrush.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ismailaj madje ka vënë në dispozicion edhe listëpagesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?