Bardhi mohon përçarje mes demokratëve në Shkodër: PD ka kapacitete për 140 kandidatë por do garojë me 11

Votimi i kandidatëve të PD në qarkun e Shkodrës nxori në pak kontestimin në masë të figurave me më shumë kontribute, të paktën gjatë periudhës që demokratët kanë qenë në opozitë.

Vota kontestuese morën kryebashkiakja Ademi, ish-deputetë e ish-drejtues vendorë në Shkodër e Malësi të Madhe por jo aq sa për të mos u konfirmuar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, mohoi një përçarje të mundshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bardhi: 23 kandidatë janë konfirmuar nga anëtarësia e partisë. Procesi përfundon këtu. Lista do ti përcillet Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve dhe më pas kandidaturat do të shqyrtohet nga kryesia e partisë dhe në përfundim nga Këshilli Kombëtar i partisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk më rezulton të ketë një numër kaq të lartë kontestimesh për kandidatët. Edhe në Malësinë e Madhe edhe në degën e Shkodrës janë konfirmuar të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë garë, kjo nuk tregon frymë përçarëse por frymë bashkimi. Do të jetë të gjithë bashkë për ti siguruar fitoren e thellë PD. Nuk më rezulton që në atë listë të ketë figura më të dobëta dhe të forta.

I pyetur nga gazetarët se si do lexohet vota e anëtarëve?

Bardhi: E sigurt është që i vetmi kriter që ne nuk ndjekim është që kandidatët të kenë lidhje me krimin e organizuar. Këtë ja kemi lënë partisë tonë kundërshtare, PS, që në filtrimin e kandidaturave të veta ndjek si kriter kyç lidhjen që kandidati ka me krimin e organizuar. Ky nuk është rasti ynë. PD në qytetin e Shkodrës ka kapacitete për të mbushur një listë me 140 deputetë.Për fat të keq qarku i Shkodrës do ketë vetëm 11 kandidatë nga PD. Nëse nuk janë respektuar kuotat e caktuara nga statuti apo kuota gjinore mund të ndërhyjë Kryesia e partisë me kuotën e vet prej 20% të listës finale. 20% e kuotës që ka kryesia e partisë është për kandidatët e PD, sigurisht që partitë aleate do të kenë një marrëveshje transparente me PD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?