Bardhi: Në 6 vjet, kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, gjatë një takimi me strukturat e PD-së në qarkun e Gjirokastrës është shprehur se me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë.

“Qarku i Gjirokastrës duhet të ishte kryeqendra e zhvillimit ekonomik për jugun e vendit, por mungesa e investimeve, korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë e kanë trajtuar këtë zonë si të dorës së dytë. Në 6 vjet kjo qeveri ka tradhëtuar interesat e qytetarëve, i ka varfëruar ata, i ka detyruar të largohen.

Me demokratët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt, shprehëm shqetësimin se vazhdimi i kësaj situate do të sjellë shkretimin e mëtejshëm të qyteteve dhe fshatrave. Vetëm këtë vit në Universitetin e Gjirokastrës janë mbyllur 4 degë. Më pak të rinj që studiojnë do të thotë më pak zhvillim, më shumë emigracion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bashkë me demokratët e përkushtuar të Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt do ta ndryshojmë këtë realitet. Me zgjedhje të lira e të ndershme, do t’i japim fund këtij pushteti të babëzitur, që nuk di të bëjë asgjë përveçse të vjedhë. Qytetarët e Gjirokastrës, Përmetit, Këlcyrës, Tepelenës dhe Memaliajt meritojnë një qeveri që prioritet të vetëm ka mirëqenien e tyre”, thekson Bardhi përmes rrjeteve sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?