Basha: Ka pazar të fshehtë mes Ramës dhe Berishës

Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të Gazment Bardhit në Kuvend, për të rikthyer në grupin parlamentar deputetët e përjashtuar nga vetë Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “pazari mes Ramës dhe Berishës po zbardhet çdo ditë”.

Reagimi i plotë:

Pazari mes dyshes Rama-Berisha po zbardhet çdo ditë dhe më shumë. Janë të qartë në:

🛑Aleancën e tyre kundër SPAK

🛑Lirimin e të dënuarve për korrupsion

🛑 Ruajtjen e marrëveshjes famëkeqe të vitit 2008.

Si pjesë e këtij pazari, Rama kërkon të kthejë në PD aleatin e tij Berisha.

Kjo është rruga e vetme e mbijetesës së klasës së vjetër politike, nëpërmjet pazarit për të shtrënguar radhët e të korruptuarëve.

Vendimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë është i qartë dhe i prerë.

Asnjë ortakëri e lidhur nga krimi dhe korrupsioni nuk mund ta zhbëjë atë.

🔵Asnjë person i përcaktuar “Non grata” nuk do të jetë pjesë e PD.

🔵PD mbështet pa kushte SPAK dhe vënien para ligjit të gjithë atyre që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve.

🔵Lista të hapura, votim për diasporën, barazi vote dhe votim e numërim elektronik.

SHKARKO APP