Bardhi takime me banorët: Në Fier si në mesjetë, me plehra që i sheh kudo

Drejtuesi politik i PD në qarkun Fier, Gazment Bardhi u takua me banorë dhe biznese ne lagjen Mbrostar Ferko në Fier. Për të banorët u ankuan për mungesën e investimeve, ndërsa u shpreh se rrugët ishin si në mesjetë dhe nuk kishte as sistemim të ujërave të zeza. ”Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq shumë vite”,-shkruan Bardhi.
Postimi i plotë
Nuk ka dështim më të madh për një qeveri që për 12 vjet me radhë të mos bëjë asgjë për një komunitet aq të madh sa ai i lagjes Mbrostar Ferko në Rajonin 3, Fier. Me banorët e lagjes ndamë shqetësimin se prej vitesh tashmë ata jetojnë si në mesjetë. Vetëm 1 km nga qendra e Fierit ecëm në rrugë të paasfaltuara, mes pellgjesh të mëdha të ujrave të zeza, me plehra që i sheh kudo. Çfarë tradhtie për një komunitet që ka votuar PS për kaq shumë vite, të gënjyer nga kushdo prej pushtetarëve që u ka shkuar në derë!
Por ka një lajm të mirë nga banorët e zonës. Në 11 Maj do të braktisin PS, siç i ka braktisur ajo për 12 vjet me radhë dhe do të votojnë për PD. Njerëzit e dinë se ka ardhur koha e ndryshimit! Partia Demokratike do t’i japë komunitetit në lagjen Mbrostër Ferko investimet që meriton dhe, njësoj si në qarkun e Fierit dhe gjithë Shqipërinë do të zbatojmë Paketën e Emergjencës!
-Asnjë pension nën 200 euro
-Rritje çdo vit e pensioneve me 20%
-Rritje e pagës minimale në 500 euro
-Rritje e pagës mesatare mbi 1200 euro
-Ulje në 7 lek e çmimit të energjisë
-Ulje e çmimit të karburantit deri në 40%
Mirëqenia e shqiptarëve është objektivi ynë! Voto nr.1 voto PD!