Bardhi tregon një nga premtimet e PD: Zotimi ynë, ulja e çmimit të karburantit

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi premtoi se kur PD të vijë në pushtet do të ulë çmimin e karburantit. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale duke ju referuar ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ku sipas Bardhit sugjeronte të mos përdoret makina.

”Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. ”Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë”, është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj”, shkruan Bardhi. Po ashtu thekson se do të hiqen nga çmimi i karburantit taksat e rritura gjatë 12 viteve.

Postimi i plotë

Qeveria dhe Belinda Balluku kanë vetëm një zgjidhje për çmimin e lartë të karburantit në Shqipëri. “Mos përdorni makinën dhe ecni në këmbë” – është zgjidhja e tyre, sepse me makinë duhet të ecë vetëm Belinda dhe të ngjashmit e saj.

Zgjidhja e Partisë Demokratike është tjetër: Heqjen nga çmimi i karburantit të taksave të rritura gjatë 12 viteve nga qeveria e Edi Ramës. Duke zhveshur çmimin nga taksat e shtuara dhe të panevojshme, çmimi arrin të jetë i njëjtë me vendet e tjera të Rajonit, përfshirë Kosovën, Malin e Zi apo Maqedoninë.

Ulja e çmimit të karburantit reflekton ulje në të gjitha mallrat e konsumit të përditshëm për shkak të reduktimit të kostove të transportit. Ky është ZOTIMI YNË, për të lehtësuar sado pak jetën e qytetarëve. Në 11 Maj, VOTO nr. 1 ”Koalicionin Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.

SHKARKO APP