Baret e restorantet i drejtohen Ramës: Të rishikohet orari i lejimit të muzikës dhe i mbylljes së aktivitetit të lokaleve

Kërkesa e restoranteve dhe bareve në vend, është që të rishikojë masat anti-covid që janë në fuqi. Përmes shoqatës “Bar Restaurants dhe Club”, ata i janë drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, duke thënë se kanë pasoja “të pakonceptueshme” si rezultat i pandemisë së Covid-19, për shkak të rënies së xhiros.

“Kërkojmë rishikimin e orarit të muzikës pasi nuk mendojmë që qytetarët duhet të edukohen me muzikën e betoniereve që punojnë orar pa orar. Rishikimin e orarit të mbylljes së aktivitetit tonë pasi kjo mbyllje ekziston për bllokun e qendrën e qytetit dhe për sheshet e koncertet nuk ka as orare dhe as pengesa në grumbullime masive”.

Po ashtu ata kanë kërkuar edhe marrjen e masave lehtësuese si uljen e TVSH-së në të njëjtin nivel si sektori i turizmit dhe agroturizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?