BAROMETRI: Veliaj ka punuar mirë për 59% të tiranasve

Nga Eduard Zaloshnja

Në kuadrin e serisë së sondazheve BAROMETËR, zhvillova në periudhën 13-19 shkurt një sondazh në zonat urbane të bashkisë së zgjeruar të Tiranës, ku banojnë rreth 90% e zgjedhësve të saj. Anketueset dhe modeli statistikor janë pothuaj njësoj me ato që përdora në sondazhin tim 3 muaj para zgjedhjeve lokale të vjetshme, të cilin e paraqita në emisionin Shqip në Top Channel. Në atë sondazh parashikova për kandidatët e majtë për kryebashkiakë 800 mijë vota në të gjithë vendin, nga 830 mijë që morën pas 3 muajsh.

Kampioni i sondazhit të Tiranës: 1000 tiranas urbanë 18 vjeç e sipër. Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor për kampionin e plotë: plus/minus 3%. Më poshtë vijojnë përgjigjet që kanë dhënë të anketuarit.

1-A mendoni se kryebashkiaku Veliaj ka punuar mirë deri më sot?

59%-Po;       35%-Jo;       6%-S’e di

Vjet votuan për Veliajn rreth 41% e të gjithë zgjedhësve me banim në bashkinë e zgjeruar – përfshirë ata që morën e ata që s’morën pjesë në zgjedhje, por që nuk janë në emigracion. Me ekstrapolim për të gjithë territorin e bashkisë, rezulton se rreth 230 mijë zgjedhës kanë sot opinion pozitv për punën e Veliajt, krahasuar me 160 mijë që votuan vjet për të. Diferenca prej 70 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

2- Bazuar në ç’keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit , a mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen hapësirat e gjelbra?

44%-Po;           50%-Jo;           6%-S’e di

Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 170 mijë mendojnë se do të shtohen hapësirat e gjelbra në Tiranë gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 60 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

3- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet trafiku në qytet?

42%-Po;         53%-Jo;         5%-S’e di

Pra, nga rreth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, vetëm rreth 165 mijë mendojnë se do të përmirësohet trafiku në qytet gjatë mandatit të tij. Diferenca prej 65 mijë zgjedhës përbëhet kryesisht nga tiranas të majtë që nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale.

4- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet ndriçimi i qytetit?

72%-Po;         23%-Jo;         5%-S’e di

Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 280 mijë mendojnë se do të përmirësohet ndriçimi në qytet gjatë mandatit të tij.

5- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet pastrimi i qytetit?

71%-Po;         25%- Jo;         4%-S’e di

Pra, nga reth 230 mijë zgjedhës tiranas që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt, rreth 275 mijë mendojnë se do të përmirësohet pastrimi i qytetit gjatë mandatit të tij.

6- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të përmirësohet qendra e Tiranës?

60%-Po;           30%-Jo;           10%-S’e di

Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të përmirësohet qendra e Tiranës gjatë mandatit të tij.

7- A mendoni se në 3 vjetët e ardhshme do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike?

60%-Po;           32%-Jo;           8%-S’e di

Pra, numri i zgjedhësve që kanë opinion pozitiv për punën e derisotme të Veliajt (rreth 230 mijë) është pothuaj i barabartë me numrin e atyre që mendojnë se do të shtohen/zgjerohen shkollat/kopshtet/çerdhet publike gjatë mandatit të tij.

8- Cila nga këto punë mendoni se duhet të jetë prioriteti nr 1 i bashkisë në 3 vjetët e ardhshme?

24%-shtimi i parqeve/këndeve të lodrave;

24%-shtimi/zgjerimi i shkollave/kopshteve publike;

22%-rregullimi i rrugëve dhe rrugicave të lagjeve;

11%-transporti publik;

10%- pastrimi;

4%-Tjetër;

5%-S’e di

9- Bazuar në ç’keni parë e dëgjuar në 7 muajt e fundit, cilën punë mendoni se ka bërë më mirë bashkia?:

28%-pastrimin;

19%-organizimin e festave;

15%-riparimin e rrugëve/blloqeve;

13%-ndriçimin;

4%- përgjigjen ndaj emergjencave/shqetësimeve të qytetarëve;

17%-Asnjë;

4%- S’e di

SHKARKO APP