Baroni Irlandez që refuzoi të bëhet Mbret i Shqipërisë

Nga Ndrek Gjini (MA in Writing, University of Galway, Ireland)-

Irlandezi Rowland George  Allanson-Winn, i njohur si Baroni i 5-të Headley (19 janar 1855 – 22 qershor 1935), refuzoi dy herë ofertën për t’u bërë Mbret i Shqipërisë.

Ky personalitet me një histori të pasur dhe të larmishme ishte një figurë e rëndësishme në historinë e komunitetit mysliman britanik.

I lindur në Londër, Allanson-Winn u arsimua në Westminster School dhe më pas në Trinity College të Universitetit të Kembrixhit. Ai më vonë ndoqi Middle Temple për studime juridike dhe e përfundoi shkollimin e tij në King’s College, Londër.

Megjithatë, më vonë ai vendosi të ndjekë një karrierë si inxhinier ndërtimi, duke ndërtuar rrugë në Indi dhe duke drejtuar projekte të rëndësishme infrastrukturore.

Allanson-Winn ishte gjithashtu një boksier i pasionuar dhe autor librash mbi boksin. Në vitin 1899, ai u martua me Teresa Johnson, vajzën e William H. Johnson, ish-Vezir i Ladakhut në Indi. Teresa vdiq në vitin 1919, një humbje që ndikoi thellë në jetën e tij.

Jeta e tij mori një kthesë të papritur më 16 nëntor 1913. Allanson-Winn u konvertua në Islam dhe mori emrin Sheikh Rahmatullah al-Farooq. Ai themeloi Shoqërinë Myslimane Britanike në vitin 1914 dhe shkroi disa libra mbi Islamin, përfshirë “Zgjimi Perëndimor në Islam” dhe “Tre Profetët e Mëdhenj të Botës”. Ai kreu dy herë haxhin në Mekë, duke udhëtuar gjerësisht për të përhapur njohuritë e tij.

Në vitin 1913, pas vdekjes së kushëririt të tij, ai trashëgoi titullin si Baroni i 5-të Headley. Në vitin 1921, ai u martua me shkrimtarën australiane Barbara Baynton. Megjithatë, në vitin 1922, ai shpalli falimentimin në të gjitha bizneset e tij, duke kaluar në vështirësi financiare.

Pavarësisht nga problemet e tij financiare, fama e tij mbeti e lartë në qarqet e larta të shoqërisë.

Miqtë e tij në SHBA dhe Evropë lobuan për të, duke i ofruar dy herë fronin mbretëror të Shqipërisë në vitin 1925. Ofertat përfshinin një shpërblim prej 500,000 dollarësh dhe 50,000 dollarë në vit, të cilat ai i refuzoi.

Pas këtij refuzimi, gruaja e tij, Lady Headley, u kthye në Melburn, ku vdiq në vitin 1929.

Ai ishte një nga Baronët më të njohur në botë që u konvertua në Islam në Angli, shumë përpara se myslimanët të mbërrinin në numër të madh nga India dhe Pakistani. Ai ishte hoxhë dhe drejtues kryesor i xhamisë në qytetin Woking të Britanisë, një qytet me një trashëgimi të pasur arkitekturore dhe historike me Xhaminë Shah Jahan.

Xhamia Shah Jahan, e ndërtuar në vitin 1889, është një nga thesaret e mëdha arkitekturore të Wokingut dhe është njohur si xhamia e parë e ndërtuar në Britani. Një nga hoxhallarët dhe drejtuesit më të hershëm të shquar të kësaj xhamie ishte Rowland George Allanson Allanson-Winn, Baroni i 5-të Headley, që ishte dhe një nga Baronët e parë të konvertuar në Islam.

Baronia e Allanson-Winn, me origjinë nga Aghadoe në Kerry, Irlandë, daton që nga viti 1797. Në vitin 1913, pas vdekjes së kushëririt të tij, ai trashëgoi titullin dhe pasuritë e familjes në Kerry. Në të njëjtin vit, ai u konvertua në Islam dhe mori emrin mysliman Sheikh Rahmatullah al-Farooq. Ai themeloi Shoqatën Myslimane Britanike në 1914, shkroi disa libra mbi Islamin dhe bëri dy herë haxhin në Mekë.

Në vitin 1922, ai shpalli falimentimin. Një vit më vonë, ai refuzoi ofertën për t’u bërë Mbret i Shqipërisë, duke thënë se “e vetmja gjë që mund të përfitojë nga ai Fron Mbretëror janë telashet dhe ndofta mundësia që të vritej.”

Baroni Headley vdiq më 22 qershor 1935 dhe u varros në Varrezën Brookwood, pranë Woking.

Titulli Baron i familjes Headley u shua kur djali i tij më i vogël, Charles Allanson-Winn, vdiq në vitin 1994.

SHKARKO APP