“Barrikada” te Stacioni i Trenit, banorët përleshje me fadromat
Ka precipituar në përplasje protesta e banorëve të banesave që pritet të shemben në afërsi të ish-Stacionit të Trenit në kryeqytet.
Prej mbi një orë, banorët protestojnë kundër prishjes së shtëpive të tyre, me pretendimin se nuk janë dëmshpërblyer me çmimin e tregut, ndërsa atje shkuan sot fadromat e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Kështu, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe forcat e Inspektoratit Ndërtimor të Bashkisë së Tiranës kanë nisur shembjen e ndërtesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit qendror të kryeqytetit.
Ndërhyrja është pritur me protesta nga banorët, të cilët e kanë bllokuar rrugën, duke mos lejuar futjen e fadromave. Ata kanë nxjerrë në rrugë edhe krevate dhe dyshekë.
Nga ana e tij, IKMT-ja thotë se banorët janë shpronësuar dhe se do të kryhet ndërhyrja, teksa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe forcat policore.
KOHA JONË SONDAZH

