Basha: 1.2 ton kanabis në Krujë i përket kryebashkiakut Artur Bushi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se kanabisi i kapur në Krujë i përket kryetarit të Bashkisë së Krujës Artur Bushi.

“1.2 ton droge te Artur Bushit u kapen sot fale punes se perbashket te SHISH dhe Prokurorise. Pergezoj dhe falenderoj punonjesit me integritet dhe kurajo te ketyre dy institucioneve”, shkruan Basha në Facebook.

Sasia prej 1.2 ton kanabis sativa është sekuestruar mbrëmjen e sotme gjatë një aksioni antidrogë në Krujë, ku u arrestuan 6 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aksioni u zhvillua nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas informacioneve të dhëna nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Policia lokale e Krujës u përjashtua nga ky operacion nga frika e dekonspirimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?