Basha: 25 vjet nga rrëzimi i bustit të Hoxhës, simbol i lirisë

“Për ne, 20 shkurti 1991, është simboli i lirisë”.

Kështu u shpreh sot kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në Muzeun Kombëtar ku u zhvillua një aktivitet përkujtimor në kuadrin e 25-vjetorit të rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver Hoxha në Tiranë, më 20 shkurt 1991.

“Ne sot jemi mbledhur të kujtojmë ngjarjen më kulmore të historisë, rrëzimin e shtatores së diktatorit. Sa herë kujtojmë përballjen madhështore të 20 shkurtit 1991, secilin nga ne e përshkojnë emocione, pasi shembja e shtatores së diktatorit ishte ora e frymëmarrjes së lirisë dhe e çlirimit të shqiptarëve nga tirania”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, rrëzimi i shtatores është ngjarja që i tregoi botës së Shqipëria ishte vendi më i izoluar në botë por njëherazi tregoi se ketu jetonte një rini e guximshme e etur për Shqipërinë si gjithë Europa.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nëse do të përfytyronin një panair të lirisë, Shqipëria do të prezantohej pikërisht me 20 shkurt 1991. Nderim për të gjithë ata që u derdhën në shesh atë ditë. Njerëz që historia i mbanë në hije, por pa të cilët nuk mund të kishte fitore, ne i nderojmë studentët, sindikalistë dhe qytetaret që u bënë pjesë e kësaj dite historike”, cilësoi Basha.

Duke shtuar se qeveria e sotme e injoroi këtë ditë të madhe dhe nuk organizoi asnjë ceremoni përkujtimore.

“Si është e mundur një heshtje nga qeveria, kjo është e turpshme, provokuese dhe ogurzezë. Atyre nuk u bën zemra nuk mund të lartësojnë vlerat qytetare. Këtë 25-vjetor më lejoni t’u drejtohemi qytetarëve shqiptarë që ta bëjmë 20 shkurtin emblemën e lidhjeve tona për liri”, tha  kryetari i opozites .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?