Basha dhe Bylykbashi në Parlament, Lu dhe Vlahutin në kryesinë e Kuvendit takon Metën

Në kryesinë e Kuvendit ka mbërritur ambasadori amerikan dhe ambasasdorja Vlahutin për të zhvilluar një takim me Ilir Metën.

Ndërsa në Kuvend ka mbërritur kryetari Lulzim Basha me Oerd Bylykbashin.

Kryeministri dhe kreu i PS-së, nuk pranon që ti bashkohet takimit të kreut të Kuvendit, Ilir Meta me dy ambasadorët, Lu e Vlahutin dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama mësohet se është duke qëndruar në sallën e parlamentit bashkë me Gramoz Ruçin, duke refuzuar takimin e thirrur në selinë e Kuvendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në sallën e parlamentit Rama është duke qëndruar dhe ndjekur punimet për çështje të tjera, ndërsa në selinë e Kuvendit, janë mbledhur kreu i LSI-së Ilir Meta, ai i PD-së, Lulzim Basha, si dhe dy ambasadorët ai amerikan, Donald Lu dhe e BE-së, Romana Vlahutin.

Kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama nuk ka pranuar që ti bashkohet këtij takimi, duke refuzuar thirrjet për konsensus me qëllim miratimin e reformës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?