Basha e akuzoi si “ushtari i Dakos”/ Vëllai i “Rrumit”, drejtor i Postës në Durrës

Vijojnë të publikohen detaje të reja nga atentati i së premtes pasdite në Durrës, ku mbetën të plagosur 3 persona: prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij Andi Maloku dhe Landi Muharremi, i njohur me nofkën “Rrumi”.

Burime nga hetimet theksojnë për “Panorama” se, pistat ku po punohet janë konfliktet për shkak të pronësisë, që lidhet me sipërfaqe të mëdha tokash te Gjiri i Lalzit, apo edhe hakmarrja ndaj përplasjeve të mëparshme që ka pasur “Rrumi”, i njohur si “i forti” i Sukthit.

Burimet thanë se nisur nga fakti se i plagosur mbeti edhe Muharremi, që së fundmi njihet si Aleksandër Laho, nuk përjashtohet mundësia që objektiv i ngjarjes të ketë qenë edhe ai.

“I FORTI” I SUKTHIT

Aleksandër Laho, por që njihet edhe me emrat Pëllumb Muharremi apo Landi Muharremi, nuk është i panjohur për Policinë e Durrësit, por edhe atë të Tiranës. Emri i tij, rezulton të jetë i skeduar disa herë për ngjarje të rënda kriminale, ndonëse zyrtarisht në Shqipëri rezulton person pa precedentë penalë.

I njohur në Durrës me pseudonimin “Rrumi”, Muharremi rezulton të jetë vëllai i drejtorit të Postës në Durrës, Albert Muharremi.

Policia e Durrësit e ka hetuar për një kohë të gjatë, edhe për dy ngjarja të ndodhura në këtë qytet pak kohë më parë. Bëhet fjalë për vjedhjen e Postës së Prokurorisë në Durrës e pak ditë më vonë edhe Prokurorinë, ku u grabit dosja e skandalit të pronave në Gjirin e Lalëzit, ku përfituesi kryesor ishte “Rrumi”.

Në tetorin e 2018-ës, do të ishte vetë kryetari i Opozitës Lulzim Basha, i cili gjatë një takimi në Manëz do e quante Muharremin “ushtarin e Vangjush Dakos”, i cili kishte punuar për të siguruar vota për Partinë Socialiste, edhe përmes dhunës dhe presioneve.

Deklarata e Bashës rreth një vit më parë:

/ SYRI.net

SHKARKO APP