Basha flet për vizitën në SHBA: Ja për çfarë do të shkoj…

Lideri i opozitës tregoi në një intervistë për “Vizion Plus” planet konkrete të opozitës.

Basha rrëfeu edhe se cili është qëllimi i vizites së pritshme të kreut të PD ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

“I gjithë kontakti im me faktorin ndërkombëtar, me partnerët tanë strategjikë, SHBA, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Italinë, Francën, vendet e tjera të BE, Hollandën, kanë një dhe vetëm  një qëllim -dhënien fund të kësaj krize të tmerrshme politike, që është kthyer në një krizë ekonomike dhe sociale për shqiptarët dhe hapjen e horizontit për Shqipërinë europiane”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këmbënguljes së gazetares së Vizion Plus nëse kjo vizitë ka lidhje  me financimet, siç e  kanë akuzuar kundërshtarët politik, Basha iu përgjigj me një tjetër pyetje retorike:

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po pse do të ketë lidhje me hetimet politike të Edi Ramës?”, pyeti Basha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?