Basha i kthehet Ramës: Je një dështim i madh! Edhe sa duhet të vdesin që të ndalësh sulmin
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vjon të akuzojë kryeministrin Edi Rama se ka dështuar totalisht me menaxhimin e pandemisë së Covid në vend.
Basha akuzon Ramën, duke i thënë se është një dështim i madh.
Në një postim në twitter, Basha i është kthyer ashpër Ramës, duke i thënë se shëndetësia është në kolaps dhe askush nuk e përtyp propagandën false.
Më tej, Basha shton se nëse Rama do ta kishte dëgjuar para 6 muajsh do t’u kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.
“Rama je një dështim i madh. Sa shqiptarë duhet të vdesin që të ndalësh sulmet politike dhe përpjekjet për të na mbyllur gojën? Po të më kishe dëgjuar që para 6 muajsh, do t’ju kishe dhënë ndihmë financiare familjeve shqiptare dhe sot do të kishe një plan real kundër pandemisë.
Askush nuk e përtyp propagandën tënde fallso. Shëndetësia është në kolaps, të sëmurët nuk kanë pará për të blerë barnat e shtrenjtuara dhe ekonomia është në krizë. Ne do ta shërojmë Shqipërinë, do ti korrigjojmë dështimet e tua dhe do të sjellim shpresë të re për njerëzit“, shkruan Basha në rrjetet sociale.