Basha kërcënon nga Durrësi: Tym e flakë do ta bëjmë Këshillin Bashkiak

 

Gjuha e kreut të opozitës sa vjen dhe ashpërsohet ndaj mazhorancës. Një ditë më parë kreu i PD-së deklaroi se ka ardhur koha “të heqim zvarrë…” Kryeministrin Edi Rama për shkatërrimin që, sipas Bashës po i bën ekonomisë. Ndërsa sot nga qyteti i Durrësit ka premtuar protesta në këshillin bashkiak të këtij qyteti.

Në kuadër të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkëbisedoi me tregtarë të tregut industrial në Durrës. Tregtarët i shpjeguan kreut të opozitës se ndonëse janë taksapagues të rregullt, përballen taksat e larta, kushtet e papërshtatshme të tregut dhe ulje të fuqisë blerëse. Kryedemokrati Basha i njohu tregtarët me propozimet e PD që tregtarët e vegjël të paguajnë vetëm 0.5 përqind taksë të xhiros vjetore dhe 9 % takë e sheshtë.

Basha u premtoi tregtarëve se këshilltarët demokratë në Durrës nuk do të lejojnë asnjë mbledhje normale të Këshillit Bashkiak pa ulur taksat që rëndojnë mbi qytetarët. Lulzim Basha: “Ne do ta ulim taksën e pronës por deri sa të vijë ajo ditë, këshilltarët tanë do ta bëjnë tym e zjarr këshillin bashkiak deri sata ulim me 30% taksën e pronës. Vangjush Dako ti bëjë mirë llogaritë, sepse mbledhje normale të këshillit bashkiak pa u bërë kjo nuk ka për të pasur”. Në takimin me tregtarët, Lulzim Basha shoqërohej nga drejtues lokalë të PD-së, deputetë të qarkut dhe nga ish-kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma.

SHKARKO APP