Basha komenton kritikat e Rudina Hajdarit: Përpiqem të mësoj nga gabimet

Gjatë bashkëbisedimit sot me gazetarët, kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar deklaratat e deputetes ‘rebele’ të PD, Rudina Hajdari, e cila pas protestës së opozitës u shpreh se nëse babai i saj do të ishte gjallë nuk do e mbështeste  liderin e PD. I pyetur nëse është penduar që e ka lënë në listë Rudina Hajdarin duke lënë jashtë saj edhe të rinj me kontribut më të madh në PD, Basha tha se përpiqet të mësojë nga gabimet.

“Suksesi në jetë përcaktohet nga të bërit e sa më pak gabimeve. Të bërit e sa më pak gabimeve në jetë për fat të keq kalon nga të bërit e shumë gabimeve. Askush nuk është perfekt, unë përpiqem të mësoj nga gabimet e mia. Shpresoj që çdo vendim që marr mbart me vete përmirësimin e gabimeve të bëra në të kaluara.  Kjo është deklarata sa i përket vendimeve politike.  Por në rastin konkret unë nuk do të bëj koment”, deklaroi Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?