Basha kundër Berishës: Mbështesim SPAK-un, të shembet muri i pandëshkueshmërisë

Lulzim Basha thotë se Partia Demokratike mbështet pa asnjë kusht SPAK dhe kuftën kundër korrupsionit që ka nisur kjo strukturë. Nga takimi që Basha pati me demokratët e Krujës, ai ironizoi Berishën, i cili në mënyrë të vazhdueshme e quan SPAK një organizatë kriminale.

”Nëse gjithë ditën thua jam kundër korrupsionit, Rama është më i korruptuar në planet dhe pastaj thua SKAPI organizatë kriminale ku jemi? Kush do ta bëjë drejtësinë? Partia? Pa diskutim që jo. Askush nuk e ka çekun e bardhë. Të gjitha duhet të jenë në provë. Kjo është domethënia e shtetit të së drejtës.

Në momentin që ke mandatin detyra e institucioneve politike sic është PD, është të vendoset pro ose kundër korrupsionit. Nëse je kundër korrupsionit e ke me detyrim të jesh pro SPAK, pro hetimit të korruptuarve, pro dhënies fund të pandëshkuemshmërisë. Kjo është domethënia e qëndrimit tonë dhe e rreshtimit tonë në krah të SPAK pa kushte”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?