Basha mbështet protestën tek Unaza e Re, takohet me banorët

Prej disa ditësh banorët e zonës përgjatë Astirit në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’, kanë bllokuar rrugën. Ndaj edhe sot ata zgjodhën të bënin të njëjtën gjë, ndërsa shprehen të bindur se nuk do të pranojnë zgjedhjet alternative që u ka dhënë qeveria. Në mbështetje të banorëve në protestën që u zhvillua sot që prej orës 7 të mëngjesit ishin deputetë të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Oriola Pampuri si dhe Klevis Balliu.

Në orën 12:30 pranë banorëve të kësaj zone do të shkojë kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit do të zhvillojë një takim me disa përfaqësues të banorëve lidhur me shqetësimin e tyre, në një nga lokalet e zonës. Ndërkohë, në një prononcim për ‘News24’ deputetja Pampuri pohoi se ata do të qëndrojnë deri në momentin e fundit pro banorëve, deri sa ata të marrin dëmshpërblimin që meritojnë për banesat e tyre.

45474740 264973047698122 2688728717903003648 N

Swiss Digital Desktop Reklama

“Deri në momenti e fundin do jemi në krah të banorëve, si në aspektin moral dhe ligjor. Është e patolerushme dhe ka vetëm një zgjidhje, që ata të dëmshpërblehen me çmin e tregut”, tha demokratja. Ndërkohë, drejtuesit e mjeteve shprehën indinjatën se pse policia nuk ishte në vendngjarje, por i lë ata që të përballen me protestuesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?