Basha me delegacionin e lartë të KiE: Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë

“Korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë”, është ky mesazhi që kryedemokrati Lulzim Basha dha gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të KiE.

Teksa ka publikuar dhe pamje nga ky takim, Basha shprehet se rruga për daljen nga kriza kalon nga vota e lirë e shqiptarëve

“Gjatë takimit me Presidentin e Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, Z. Anders Knape, Sekretarin e Përgjithshëm Andreas Kiefer, Presidenten e Dhomës së Rajoneve znj. Ms Gunn Marit HELGESEN, Presidentin e Dhomës së Autoriteteve lokale z. Xavier CADORET, dhe delegacionin që i shoqëronte, ju shpreha mirënjohjen për vëmendjen që ky institucion ka treguar përherë ndaj vendot tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqipëria e cila ndodhet në një krizë të thellë politike dhe ekonomike, ku korrupsioni e krimi i lidhur me politikën po gërryen themelet e shoqërisë dhe shqiptarët po largohen çdo ditë, e ka jetike ndihmën dhe mbështetjen e miqve dhe partnerëve tanë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rruga për daljen nga kriza kalon nga zbatimi i standarteve demokratike europiane, forcimi i rolit të qytetarëve që nis me garantimin e votës, duke ju dhënë mundësi atyre, që të lirë nga diktati i krimit dhe paratë e korrupsionit, të vendosin për qeverinë e tyre vendore dhe qendrore sa më shpejt”, shprehet kryedemokrati Lulzim Basha përmes rrjeteve sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?