Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 09:45 Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe Radio “Europa e Lirë” në një artikull kryesor analizon se kush janë ata që po kryejnë veprime dhune në disa vende europiane. Me tej…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Policia dhe plumbat
  • Sherri në Kuvend
  • Egnatia Conference League
  • Lana Nusseibeh
  • Monedha euro
  • Rama dhe ministrat
  • Ligji për Specialen
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Basha me qytetarët në Klos: Rama trembet nga bilanc zero. Ndryshim që gratë të mos rrinë në shtëpi të papuna

Aktualitet E shtunë, 10 Prill 2021 17:00
Basha me qytetarët në Klos: Rama trembet nga bilanc zero. Ndryshim që gratë të mos rrinë në shtëpi të papuna
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këtë të shtunë kreu i PD-së, Lulzim Basha në kuadër të fushatës zgjedhore, është ndalur në qytetin e Klosit. Pasi i falënderoi qytetarët për mbështetjen që po i japin, Basha tha se 25 prilli nuk bëhet për një njeri apo për një parti, por bëhet që të hapen dyert drejt Europës në mënyrë që të vijnë investimet europiane që mungojnë prej 8 vitesh dhe që i kanë bërë të rinjtë dibranë dhe matjan të emigrojnë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Fjala e plotë 

Mund t'ju interesojë

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjer...

Para 1 minute
Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

Para 15 minutash
Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Plagosi me armë 22-vjeçarin dhe i vodhi makinën, arrestohet 47-vjeçari në Rinas

Para 40 minutash

Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, mirë se ju gjej ju, të reja dhe të rinj të Klosit. Në këtë pasdite të bukur dielli po shkëlqen por jo kaq shumë sa shpresa juaj për ndryshim që do të bëhet realitet me 25 prill. E sotmja ka nisur në Dibër, Maqellarë, Bulqizë, Klos dhe ashtu si kudo tjetër ku jam në Shqipëri është e pamundur të mos emocionohesh nga energjia e jashtëzakonshme e shqiptarëve që nuk ka forcë ta ndalë, nuk ka forcë ta kyçë. 8 vite dimër ekonomik, 8 vite premtime të pambajtura. 8 vite arrogancë, 8 vite varfërim, 8 vite gënjeshtra nuk mundtë lahen me 8 javë sharje dhe baltosje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Koha për ndryshim , ora për ndryshim, dita për ndryshim po afron dhe kjo i ka bashkuar shqiptarët, i ka bashkuar më shumë se kurrë më parë. Në mesin tonë nuk janë vetëm demokratët, luftëtarët e demokracisë qëndrestarët për shtetin e së drejtës, por janë edhe socialistët e zhgënjyer të cilët janë bërë njësh me demokratët, me qytetarët, me fermerët për ndryshim që nuk ka forcë ta ndalë. Dhe ndryshimi është përgjegjësi, ndryshimi nuk është privilegj i njeriu për kolltukun e një kryeministri.

25 prilli nuk bëhet për një njeri, as vetëm për një parti, 25 prilli bëhet që të gjithë së bashku të hapim dyert drejt Europës në mënyrë që të sjellim këtu investimet europiane të cilat mungojnë prej 8 vitesh dhe i kanë bërë të rinjtë tanë të emigrojnë, i kanë bërë gratë e Klosit, të Matit, të Dibrës të kyçen të papuna në shtëpi, të papunë pa shpresë, pa të ardhura. 8 vite jua kanë vjedhur të ardhmen e fëmijëve. I pyes gratë dhe nënat e Klosit njësoj siç pyeta gratë dhe nënat e Bulqizës dhe të Dibrës. A do e lejoni t’ua vjedhë edhe 4 vjet të tjera fëmijëve tuaj? Sigurisht që jo.

Gratë e Dibrës, gratë e Shqipërisë do t’i prijnë ndryshimit ndaj jam i bindur se të gjithë së bashku 25 prillin do ta kthejmë në referendumin më historik ku Shqipëria do të marrë kthesën e merituar por të paarritur 30 vite tranzicion. Duke mbyllur derën e tranzicionit, duke sjellë ndryshimin e vërtetë, duke e futur Shqipërinë në rrugën drejt Europës që do të thotë rritje pagash, do të thotë zhvillim ekonomik, do të thotë subvencione për fermerët do të thotë status për minatorët e Matjan, të Kolosit, të Bulqizës, të Pogradecit e kudo ku janë. Vetëm kështu do të mund të ecim përpara. Kjo është plotësisht e mundur. Kjo është në duart tona, është në duart tuaja, asgjë nuk na diferencon nga Maqedonia e Veriut, nga Kosova. Kemi të njëjta, madje më shumë pasuri.

Kemi të njëjtat, madje njerëz edhe më të talentuar, edhe punëtorë, edhe më të fortë. Të bëhemi bashkë, që këto pasuri të sjellin mirëqenie për familjet tuaja, për Klosin, për Matin e për gjithë Shqipërinë. Dy javë për t’ju përgjigjur një pyetje: edhe 4 vite të tjera me këtë që 8 vite nuk mbajti asnjë premtim? Edhe 4 vite të tjera dështime? Edhe 4 vite të tjera varfëri? Taksa të larta, çmime të larta, edhe 4 vite të tjera në çatinë e botës për çmimin e naftës dhe në fund të botës për pagat, për pensionet, a durohet më qoftë edhe një ditë e vetme? Apo votë për ndryshim?

Votë për numrin 9, për Partinë Demokratike, për Aleancën për Ndryshim. Kjo është pyetja e vetme, pyetje të cilën kryeministri në ikje nuk do që ta pyes askush. Ndaj shpik lloj, lloj marifetesh, sepse ai trembet bilancit zero që ka me qytetarët. Premtimeve të pambajtura dhe mbi të gjitha i trembet përgjigjes tuaj, a mund të vazhdojë edhe 4 vjet të tjera Shqipëria si këto 8 vite? A është koha për ndryshim? Bashkë për ndryshim! Mati fiton! Klosi fiton! Dibra fiton! Shqipëria fiton!

Etiketat e lidhura

KlosLulzim Basha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, Shqipëria, Franca e deri në Britaninë e Madhe
Para 1 minute

Radio “Europa e Lirë”: Ja kush janë njerëzit që kryejnë veprime dhune nga Polonia, Gjermania, Italia, ...

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi
Para 9 minutash

Bruno Fernandes po luante në Champions, hajdutët i grabisin 4 milionë paund në shtëpi

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare
Para 15 minutash

Elisa Spiropali merr një detyrë të re parlamentare

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara
Para 35 minutash

1 pikë nuk e “shëron” Juven, Spalletti ka ende shumë punë përpara

Më të lexuarat

1 Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës
Para 12 orësh

Deputetja e PS-së: Policia të mbajë përgjegjësi, skandaloze sesi janë përdorur plumbat e gomës

2 Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat
Para 14 orësh

Furtunë në administratë, zbulohet mesazhi i Ramës për ministrat

3 Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!
Para 15 orësh

Gazetari Blendi Fevziu tallet me zv/ministren e Transporteve!

4 Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin
Para 13 orësh

Spartak Ngjela tregon veprimin që mund të krijojë pasoja të vështira për kryeministrin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.