Basha, mesazh prekës për 17-vjeçarin: Drejtësi për ty Ardit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për 17-vjeçrin që humbi jetën në Landfillin e Sharrës disa ditë më parë.
Përmes një postimi në Facebook, Basha shkruan se Arditi kishte vendosur që të mos u bëhej barrë familjarëve e prandaj punonte në këtë Landfill.
Lideri i Opozitës bën thirrje që ngjarja e ndodhur në Landfillin e Sharrës, ku humbi jetën 17-vjeçari duhet të zbardhet me çdo kusht.
Statusi i plotë:
“Ndonese vetem 17 vjec Arditi kishte vendosur te perballej vete me veshtiresit e jetes. Nuk donte tu behej barre prinderve ne veshtiresi ekonomike por kish zgjedhur te ishte ne krah te tyre e ti ndihmonte sado pak per te perballuar veshtiresite e jetes. Kishte shfrytezuar te vetmen mundesi per pune, ndonese ne kushte shume te veshtira dhe gjate gjithe nates punonte ne landfillin e Sharres. Me te ardhurat do te blinte librat e shkolles per vete dhe per te motren.
Arditi donte te behej hidraulik.Por endrra e tij u pre ne mes. Ne familjen e Arditi dhimbja eshte e paperballueshme. E madhe eshte dhimbja qe ndjen cdokush e te veten e ndjen dhimbjen cdokush qe ashtu si Arditi vendosi te punoje e te perballoje vete jeten e ti behet krah familjes. Babai dhe e ema e Arditit jane te rrenuar nga vdekja e tij. Ata me thane sot kur me priten ne shpine e tyre plot halle e dhimbje se mbi te gjitha duan drejtesi. Cfare ka ndodhur naten e 6 gushtit ne landfillin e Sharres.
Kjo duhet zbardhur me cdo kusht. Por nje gje eshte dhe duhet te jete e qarte per keto qe ka pergjegjesi per zbardhjen e kesaj ngjarje Drejtesi duhet te kete dhe Drejtesi do te kete. Dua sot tu bej thirrje autoriteve pergjegjese te zbardhin me prioritet kete ngjarje te rende e forca e ligjit te veproje me ashpersine maksimale mbi kedo qe po perpiqet te fshehe pergjegjesite. Vetem ne kete menyre do te lehtesohej sadopak dhimbja e pakufi e prinderve dhe familjareve te Arditit. Arditi eshte kembana e alarmit qe bie per te gjithe ne qe kemi pergjegjesi sot dhe neser, per te qene prane ketyre familjeve ne nevoja ekstreme e mbi te gjitha prane te rinjve qe duan te mesojne e punojne per te qene si bashkmoshataret e tyre. U prehsh ne paqe Ardit. Por paqe nuk do te gjejme sa te behet drejtesi per ty”.
KOHA JONË SONDAZH

