”Basha mund të vijë një ditë si Bardhi tek Rithemelimi”, Murrizi: PD ka 11 vite që po lëngon
”PD ka filluar të cedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011”,-thotë ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi, sipas të cilit pas publikimit të kasetës ku ilir Meta dhe Dritan Prifti shiheshin duke bërë pazare për tendera e licenca, duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme.
“PD ka filluar të çedojë në besimin qytetar e elektoral pas janarit 2011, dhe e kam thënë shpesh që po të isha aktiv në parlament në 2011 duhet të kërkoheshin zgjedhje të parakohshme pas asaj kasete, dhe t’i drejtohej sovranit që; vota juaj më detyroi për të bërë aleancë për reformat me një subjekt politik që më doli kështu siç është. Vij tek ju për të marrë 72 mandate dhe do të ishim në tjetër situatë. Mandati i parë 2005-2009 ka qenë mandati më i mirë i qeverisjes 34-vjeçare të këtij vendi. Kishte garë”.
Sipas Murrizit, opozita që nga 2013 po lëngon dhe nuk e ka gjetur më veten. Ai bën thirrje që demokratët të ulen dhe t’ia japin dorën pa tinëzari njëri-tjetrit dhe të ulen e të analizojnë.
“Askush nuk kishte menduar që pas 2013 do të kthehej Berisha në krye të PD, as Berisha vetë, se unë e kam menduar më herët se Berisha që në 2018, se Luli ta lë dyfekun në faqe. Po ky e mori si të përkëdhelur pa kurrfarë kontributi në 2005. Po të gjykojmë se çfarë gabimesh ka bërë Berisha në 30 vite, duhet ta dënojnë në sensin e mirë me bukë në gojë demokratët. Për mua e shumë të tjerë që i qëndruam PD-së na ndërroi me ata që i hypën tankut për ta rrëzuar Berishën dhe me ca birbo që mori nga KOP-i. Një nga këta ishte Luli, Bregu, Benet Beci, Halimi. Ku i gjeti këta, nuk i kishte shokë, e kam pyetur për Lulin dhe nuk më tha se ku e ka gjet Lulin”,-tha në ”A2cnn”.
Murrizi i përjashton vijat e kuqe për Lulzim Bashën dhe Enkelejd Alibeajn dhe çdo socialisti të gënjyer nga kryeministr Edi Rama. Ai sjell në vëmendjen Arbën Imamin që iu bashkua PD-së në 2005 pa hequr dorë nga mandati i PS.