Basha: Nderim atyre që vunë gjakun e tyre në themelet e lirisë së Kosovës!

Tirana përkujton sot epopenë e lavdishme të Jasharajve. Në 5 mars të vitit 1998, familja Jashari u rrethua me mijëra trupa dhe artileri të rëndë serbe.  Qëndresa e Jasharajve me në krye komandantin legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri netë. 13 anëtarët e familjes Jashari humbën jetën, sëbashku me komandantin legjendar Adem Jashari.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëherësh kryetar i PD LulzimBasha, anëtarë të Këshillit Bashkiak, përfaqësues të ambasadës së Kosovës, veteranë të UÇK kanë vendosur sot kurora me lule dhe janë përulur me nderim dhe respekt përpara shtatores së komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Në këtë 5 mars rikujtojmë epopenë e Jasharëve, të udhëhequr nga komandanti legjendar  i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. E përjetshme, është zulma dhe lavdia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, familjes Jasharit. Nderim përjetë komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nderim përjetë Jasharëve, nderim përjetë bijve dhe bijave të Kosovës, bijve dhe bijave të kombit shqiptar që kanë dhënë jetën dhe vunë gjakun e tyre në altarin e lirisë kombëtare në themelet e lirisë së Kosovës së lirë e të pavarur!  Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti e bekoftë Shqipërinë, Zoti i bekoftë shqiptarët!” – deklaroi z.Basha pas homazheve përpara shtatores se Adem Jasharit.

SHKARKO APP