Basha në Fier, pritet me brohoritje dhe thirrje te rrethrrotullimi i Kolonjës

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur sot drejt Fierit. Një ditë më parë kryedemokrati e anuloi vizitën në Fier për shkak të ndarjes nga jetë të deputetit socialist Bashkim Fino.

Rrugës për në Fier, Basha është ndalur për të përshëndetur mbështetësit e tij që kishin dalë tek rrethrrotullimi i Kolonjës.

Pritje e tillë kreut të demokratëve i është bërë edhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet për “fitore” dhe “Rama ik”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?