Basha në fshatrat e përmbytur të Fierit, dëgjon ankesat e banorëve

Kryetari i PD-së Lulzim Basha shkoi sot në fshatrat e përmbytura në rrethin e Fierit për të parë nga afër situatën.

Basha takoi banorë të fshatit Shtyllas, Bocovës, Poro dhe Rrethfik të Fierit të cilët, siç shkruan Bashan në fb, u ankuan për diskriminim në shpërndarjen e ndihmave.

Ja çfarë shkruan Basha në Facebook:

“Ne Poro, banoret kane humbur te gjithe bazen ushqimore per lopet dhe delet. 70 hektare toke bujqesore jane permbytur dhe jane nen gjysem meter rere. Ujesjellesi qe furnizon 15 fshatra eshte vetem 10 metra larg gllaberimit nga Vjosa. Askush nuk ka ardhur ti shohe, ti degjoje apo t’u qaje hallin.

Ne Rrethfik uji mban te rrethuar dhjetera familje dhe ka prishur te gjithe bazen ushqimore per bagetine. Banoret jane ne gjendje te deshperuar. Edhe ketu ankohen per braktisje dhe diskriminim. Ato pak ndihma qe erdhen para 5 ditesh u ndane me mik. Shumica mbeti pa marre asgje.

Qindra banore te Bocoves jane mbledhur te revoltuar para qendres se shperndarjes ne Qarr. Nuk kane marre asnje ndihme, “as nje fije bar” sic thane disa prej tyre. Ndihmat sipas tyre ndahen naten dhe sipas preferencave. ” Pse keshtu? Permbytja nuk na ndau, qeveria na ndan ne te nenes e te njerkes. Taksat i paguajme te gjithe njelloj. Ndihmat i marrin vetem disa”. Askush nuk ju pergjigjet. Magazina ne Qarr eshte e mbyllur, shteti eshte memec.

Ne Shtyllas te Fierit ku jane permbytur teresisht 500 hektare toke dhe ushqimi per mbi 4 mije krere bageti. Askush nga shteti nuk eshte dukur akoma. Asnje ndihme nuk eshte shperndare. Banoret ankohen se po diskriminohen ne frymen e persekutimit te dikurshem. Nje ngarkese me ushqim per bagetite e nisur me ndihmen e degeve te PD Kavaje dhe Durres do te mberrije sot. Por kjo eshte e pamjaftueshme. Ku eshte shteti?

SHKARKO APP