Basha në Shkozet: 2 muaj pas tërmetit, banorët pa bonusin e qirasë

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ditën e sotme ka shkuar në Shkozet ku është takuar me banorët banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26-nëntorit. Ndërkohë sipas Bashës këto banorë edhe pse kanë kaluar dy muaj nuk e kanë marrë ende bonusin e qiras.

Sipas banorëve pallati i tyre është i dëmtuar i gjitha por sipas tyre bashkia, pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda. Për kryetari  e opozitës, kjo është një  situatë pasigurie tek njerëzit 2 muaj pas tërmetit dhe është fatura e dështimit dhe e propagandës së qeverisë.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dismensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor,  lëvrohen 150 milionë dollarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qerasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?