Basha nis vitin me akuza: SPAK të hetojë për dëmin ekonomik nga kopshti në Kryeministri

Lulzim Basha e ka nisur vitin 2025 me akuza. Për të kryeministri Edi Rama është përgjegjës për keqpërdorimin e fondeve publike. Në një postim në rrjetet sociale, Basha theksoi se ndërsa gjysma e shqiptarëve jetojnë në varfëri, sipas të dhënave të Eurostat, Rama shpërdoroi 430 milionë lekë për një kopsht në oborrin e zyrës së tij.

Basha i bëri thirrje SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj qytetarëve. Ai theksoi se qeveria aktuale nuk po punon për mirëqenien e qytetarëve, por për interesat e saj personale.

“Shqipëria ka potencialin të jetë një vend i mundësive të mëdha, për çdo shqiptar: të ketë punë dhe paga të larta për të rinjtë, trajtim dinjitoz për ata në nevojë apo të sëmurë, pensione të denja për pensionistët, shërbim shëndetësor bazuar në nevojën dhe jo xhepin e tyre, dhe arsim cilësor për të gjithë. Plani ynë i hartuar me ekspertët më të mirë vendas dhe të huaj dhe i shpalosur në detaje për qytetarët e dëshmon këtë”, tha Basha.

SHKARKO APP