FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Basha pas bisedës me Komisionerin Varhelyi: Vullneti politik, vendimtar për të përfunduar Reformën Zgjedhore

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagon pas bisedës me Komisionerin për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Basha thekson se gjatë bisedës me Komisionerin ka nënvizuar se vullneti politik është vendimtar për të përfunduar Reformën Zgjedhore dhe për të garantuar zgjedhje demokratike.

“Bisedë shumë e frytshme me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi. E falënderova për mbështetjen e tij dhe theksova përpjekjet e Partisë Demokratike për të kontribuar për reformën zgjedhore. Nënvizova se vullneti politik është vendimtar si për ta përfunduar reformën, edhe për të garantuar zgjedhje demokratike, të lira nga shitblerja e votës dhe nga ndikimi i krimit të organizuar”, shkruan Basha.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?