Basha: PD është pas protestave të shoqërisë civile te Liqeni

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, ka deklaruar sot në Opinion se opozita është pas çdo proteste që zhvillohet në Shqipërisë, madje edhe pas atyre që zhvillohen nga shoqëria civile.

“Partia Demokratike është pas çdo proteste, edhe pas protestave të shoqërisë civile të Parku i Liqenit”, ishin fjalët e Bashës, referuar pyetjes së drejtuesit të emisionit.

Një deklaratë e cila me sa duket konfirmon faktin se PD-ja ka sponsorizuar jo vetëm protestën e ditës së hënë para Bashkisë së Tiranës, por edhe atë të shoqërisë civile të liqeni artificial të dielën, ku disa të rinj u konfrontuan me policinë.

SHKARKO APP