Basha për Berishën: Doktor pazari ka zgjedhur koalicionin anti-SPAK
Lulzim Basha vijon që të godasë Sali Berishën. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Berisha duke e quajtur doktor Pazari koalicionin e ka me aleatët e tij të zakonshëm. Basha thotë se koalicioni anti-SPAK nuk mund të jetë koalicioni i tij dhe i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë.
”Dr. Pazari e ka koalicionin e tij. Një aleat e ka tek 313-ta, tjetrin rrugës për atje, ka Ahmetajn që e mbron, Veliajn që po i qan hallin dhe Belindën që i paguan protestat.
Me ata amnistoi të korruptuarit, me ata mbylli listat, me ata kërkon të mbajë vendin peng të politikës së vjetër të tranzicionit. Koalicioni i tyre kundër SPAK nuk mund të jetë koalicioni im, as i qytetarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan ai.
KOHA JONË SONDAZH

