Basha: Për fermerët vetëm taksa mbi tokën, nafta pa akcizë

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me fermerët e Petovës në Fier, në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët!”.

Aty ai u njoh me shqetësimet e fermerëve që lidhen me çmimin e lartë të plehrave kimikë, mungesën e subvencioneve, mungesën e investimeve në kanalet kulluese dhe vaditëse, si edhe mungesën e tregut.

Domatja, thanë tregtarët shitet nga fermeri me 200 lekë të vjetra, ndërsa në Tiranë ajo arrin në 1000 lekë të vjetra, pasi kalon në 3 apo 4 duar. Kjo e bën jo vetëm shumë të lartë koston për konsumatorin, por ul shitjen e prodhimit dhe fermerëve u kalben produktet.

Gjithashtu, fermerët, i treguan Bashës se çmimi i plehrave në Shqipëri është më i lartë se në Itali dhe në vendet e rajonit. Ndërsa ka bërë të ditur se fshatarët do të paguajnë vetëm një taksë, atë të pronës.

Basha ka theksuar gjithashtu se të gjitha paratë që do të mblidhen nga taksa e pronës, do të shkojnë për investime në kanale kulluese dhe vaditëse.

"Një pleh që është shumë i domosdoshëm për serat, në Itali është 20 euro këtu tek ne është 250 mijë lekë. Në Kosovë një kuintal ure është tek 30 euro, tek ne është 70 mijë lekë. Edhe mungojnë tregjet zoti kryetar, ne nuk kemi një treg, nuk dimë ku t'i çojmë. Ia dhe mikut, ia dhe shokut, nuk na i ke dhënë ne", tha ai.

Duke shtuar se taksa vetme për fshatin do të jetë taksa mbi tokën. Taksë tjetër nuk do të ketë.

"Taksë prej 350 lekë për dynym dhe taksë e tokës do të shpenzohet e gjitha për vaditjen dhe kullimin. Hapi i dytë është nafta pa akcizë, dhe hapi i tretë që do të ndërmarrim është ulja e çmimit për të gjitha imputet", shtoi kryedemokrati.

 

SHKARKO APP