Basha për Metën: Njeriu i pazareve, kërkon të përfitojë nga votat e demokratëve. Ankthet e tij e kanë dëmtuar opozitën

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha i ka dedikuar një status në Facebook, presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Teksa e quan si njeriun e pazareve, dhe simbol të pandëshkueshmërisë, Basha akuzon se Meta po kërkon sërish që të përfitojë nga votat e demokratëve. ”Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre”,-shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Ilir Meta është simbol i pandëshkueshmërisë dhe i pazareve në kurriz të shqiptarëve dhe demokratëve. Njeriu me bllok në dorë që ka përdorur pushtetin e demokratëve për interesat e tij personale dhe për të fuqizuar Edi Ramën, vijon me mashtrime ordinere për të mbuluar pazaret e tij të pista.

Sot po kërkon sërish me akuza qesharake që të bëjë pazarin e rradhës në kurriz të demokratëve e të përfitojë nga votat e tyre.

Pazaret, deliret dhe ankthet e tij kanë dëmtuar rëndë opozitën dhe Partinë Demokratike ndaj distancimi nga ai dhe të ngjashmit e tij janë kusht i pashmangshëm për t’u ndarë nga korrupsioni dhe për fitoren e saj.

SHKARKO APP